15:36 / E Premte, 26 Prill 2024 / S Z

Gjakovë: Lirohet nga akuza i dyshuari për grabitje të mbetur në tentativë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit T.V., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Gjakovës, akuzohet për veprën penale “Grabitja” e mbetur në tentativë”.

Trupi gjykues, pas mbajtjes së 10 seancave gjyqësore, dëgjimit të 7 dëshmitarëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave personale dhe materiale, këqyrjes dhe rikonstruksionit të vendit të ngjarjes, si dhe analizimin e ekspertizave, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari T.V., ka kryer veprën penale si në aktakuzë.

Me këtë vendim, Kolegji kishte lejuar rishikimin e procedurës penale dhe kishte urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë që të caktojë shqyrtimin e ri gjyqësor ndaj te dënuarit T.V., i cili ishte në vuajtje të dënimit për vepër penale “Grabitja” e mbetur në tentativë.