15:56 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Ami publikon imazhin e parë të Sias së vogël (Foto)

Ami dhe Ermali janë bërë prindër për herë të dytë para pak ditësh, transmeton Indeksonline.

Ata edhe pse deri më tash nuk e kanë publikuar tërë fotografinë e Sias së vogël, në imazhin e fundit nga Ami shohim një pjesë të saj.

Këto imazhe ajo i ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” së bashku me një imazh të Noelit të vogël.

Ndryshe, në këto imazhe Sia shfaqet me Rrezarta Shkurtën ku po i realizohet sesioni i parë fotografik për vogëlushen./Indeksonline/