12:58 / E Hënë, 16 Korrik 2018

Apple ka shitur më pak se 1 milion iPhone në Indi në gjysmën e parë të këtij viti

Apple tradicionalisht ka pasur probleme me shitje në Indi.

Më pak se një milion pajisje janë shitur në gjysmën e parë të vitit 2018 në Indi.

Bloomberg raporton se tre drejtues të shitjeve të Apple janë larguar nga kompania pasi ristrukturon operacionet e saj atje, transmeton Indeksonline.

Ajo ka vetëm 2 për qind të tregut në Indi dhe në vitin 2017 ka shitur 3.2 milionë iPhone, sipas një raporti të Counterpoint Research. Por këto shitje duket se janë ngadalësuar: raporti i njëjtë vlerëson se Apple ka shitur më pak se një milion pajisje”, dhe madje edhe me shitje të pajisjeve më të forta do e ketë vështirë të arrij numrin e vitit të kaluar.

India është tregu i tretë më i madh në botë për telefonat e mençur, por tarifat e saj të larta- ku shtohen 15 deri 20 për qind ndaj çmimit- kanë shtyrë konsumatorët drejt alternativave më të lira si Samsung dhe Xiamoi./Indeksonline/