22:47 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Atentati i frikshëm, kush është i riu që vdiq sot në Tiranë

Ka shokuar Tiranën sot atentati ndaj Emiljano Bocit dhe shokut të tij M.D.

Deri tani mendohet se është një atentat kriminal dhe se në fakt viktima Boci, 32 vjec ka qenë i burgosur disa kohë më parë për një plagosje.

Ndërkohë është abradhur edhe dinamika e ngjarjes.

Emiliano Boçi së bashku me mikun e tij sapo kanë dalë nga një lokal.

Teksa i janë drejtuar makinës janë shfaqur atentatorët (apo atentatori) që kanë qëlluar në drejtim të dy të rinjve.

Emiliano Boçi është plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital ndërkohë që miku i tij është jashtë rrezikut për jetën dhe është plagosur në shpatull. /albeu.com/

Temat: