20:09 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Atentat në Tiranë, raportohet një i vdekur

Zona e spitalit të fëmijëve në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Manastirit” është tronditur nga disa të shtëna me armë.

Mësohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave një person ka humbur jetën, ndërkohë që raportohet se autori ka qenë me skafandër.

Po ashtu raportohet se autori ka qëlluar 5 herë me armë zjarri çka kanë sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të personit. Mësohet gjithashtu se e gjithë ngjarja është parë nga 2 infermiere.

Temat: