09:55 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

ATK me aksion në gjashtë lokacione, dyshime për shmangie të tatimit

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara.

Sipas njoftimit, aksioni po bëhet në 3 lokacione në Ferizaj, 1 lokacion në Kamenicë, 1 lokacion në Prishtinë dhe 1 lokacion në Graçanicë, shkruan Indeksonline.

Aksioni po bëhet pasi ka dyshime që disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme.

Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/

 

Temat: