Policia jep detaje për arrestimin e inspektorit të ATK-së të akuzuar për ryshfet
Policia e Kosovës ka arrestuar sot L. R i cili është inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës. Personi në fjalë dyshohet se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar.
Lajmin ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot me 23.11.2018, Hetues të Policisë së Kosovës (DHKEK) nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë gjatë angazhimeve të tyre hetimore dhe operacionale në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë arrestuar një person të dyshuar inspektor në ATK, me iniciale (L.R.) nën dyshimin se ka ‘keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar” është shprehur Hoxha.
Ai ka theksuar se në bashkë me hetuesit policorë kanë rezultuar me kapjen në flagrancë të dyshuarit në kryerje të veprës penale.
“Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të parapara në bazë të planit operativ, i dyshuari është intervistuar në cilësi të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me Vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orëve” ka përfunduar Hoxha./Indeksonline/
Arrestohet inspektori i ATK-së, tentoi t’ia “shpëtonte” 6000 euro biznesmenit nga Prishtina!