07:21 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

BB dhe MMPH mbajn punëtori për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot organizon punëtorinë për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë.

Kjo punëtori iniciale synon të ndihmojë për rritjen e njohurive për gjendjen e tashme të menaxhimit të cilësisë së ajrit, si dhe për kufizimet dhe mundësitë për përmirësime sa i përket ndotjes së ajrit në Kosovë.

Punëtoria organizohet në kuadër të iniciativës së Bankës Botërore për punë analitike në fushën e menaxhimit të cilësisë dhe ndotjes së ajrit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, me synimin për ta forcuar bazën e dëshmive për trajtimin e ndotjes së ajrit të mjedisit.

Temat: