22:31 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina vazhdon të ketë probleme të mëdha, kaq është cilësia e ndotjes së ajrit sonte

Ajri i ndotur është kthyer në një rutinë tashmë në Prishtinë që nga koha kur temperatura kanë rënë në vend.

Edhe sonte si netëve tjera ajri në Prishtinë është shumë i keq dhe i dëmshëm për qytetarët.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këtë mbrëmje është 219, e që konsiderohet si shumë i pashëndetshëm për popullatën.

Në kohën kur ajri është kaq i ndotur preferohet që të evitohen daljet jashtë, sidomos për fëmijët, të moshuarit apo personat me probleme të frymëmarrjes, si dhe çdo njeri tjetër  preferohet t’i evitojë daljet./Indeksonline/