17:08 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

BE vendosë: Të gjithë telefonat mobil të kenë adapter të njejtë

BE-ja po shqyrton aplikimin e ngarkuesve të njejtë për telefonat mobil, gati një dekadë pasi është vërejtur se në BE ka 51.000 ton mbeturina elektrike që burim kanë ngarkuesit e vjetër.

Gjithashtu, përdoruesit e pajisjeve “iPhone” dhe “Android” shpesh ankohen për përdorimin e ngarkuesve të ndryshëm, shkruan IndeksOnline.

Në përgjigje të presioneve mbi BE-në, 14 kompani, duke përfshirë edhe “Apple”, “Samsung”, “Nokia” dhe “Huawei”, nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit (MM) në vitin 2009, për të harmonizuar modelet e tyre të smartphones , të cilët do të paraqiteshin në treg në vitin 2011.

Pas miratimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në vitin 2012, disa kompani kanë shkruar letra mirëkuptimi në vitin 2013 dhe 2014. Megjithatë, BE thotë se nuk janë të kënaqur me status quo.

“Duke pasur parasysh progresin në këtë marrëveshje vullnetare, Komisioni së shpejti do të nisë një studim për vlerësimin e ndikimit, në mënyrë për të vlerësuar kostot dhe përfitimet e opsioneve të ndryshme,” tha para disa diteve komisioneri Margaret Vasterger, në lidhje me këtë propozim. /IndeksOnline/