20:35 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Bernabiç: Për të mirën e serbëve do ta nënshkruaja që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së

Asnjëherë nuk do të frikësohem që të nënshkruajë gjithçka që është në të mirë për qytetarët e Serbisë që të kenë siguri të plotë dhe garanci të plotë, kjo u tha nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Ajo me këtë deklaratë iu përgjigj deputetit të SDS-së, Miroslav Aleksic i cili e pyeti se a është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që i jep karrige të Kosovës në OKB.

Bernabiç tha se do të luftojë çdo ditë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për çështjen e Kosovës për krijimin e një situate më të mirë. /Indeksonline/