Të shtëna armësh në Ferizaj, dyshohet për të plagosur
Orët e vona të së premtës nuk kanë qenë të qeta në Ferizaj.
Krisma armësh janë dëgjuar në rrugën “12 Qershori”.
Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave, pohojnë burime të Indeksonline.
Akoma nuk dihen shkaqet që mund të kenë çuar në këtë lloj incidenti.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar…