16:59 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çfarë thotë forma e vitheve për shëndetin e gruas, ja zbulimet e fundit të shkencëtarëve

Besohet se akumulimi i yndyrës në pjesë të ndryshme të trupit është e rrezikshme për shëndetin, por së fundmi hulumtuesit kanë zbuluar se në disa zona ta caktuara, yndyra është shenjë e shëndetit të plotë (dhe inteligjencës).

Depozitat e masës dhjamore tek të pasmet vijnë me shumë përfitime për organizmin në ndryshim nga yndyra e akumuluar në afërsi të gjoksit apo në bark e cila është shumëherë më e dëmshme për shëndetin e zemrës dhe jo vetëm.

Yndyra e të pasmeve mban acidet yndyrore larg nga zemra, arteriet, dhe mëlçia juaj duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe problemeve si diabeti.

Femrat me linja të kolme kanë tendencë të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit dhe kanë më shumë gjasa për të prodhuar hormonet që ekulibrojnë nivelin e sheqerit.

Gjithashtu studime të shumta kanë treguar se gratë me të pasme të mëdha janë më inteligjente!
Madhësia e të pasmeve shkon në përpjestim të drejtë me nivelin e acidit omega 3 në trup që është i njohur për lidhjen e tij me shëndetin e trurit