13:36 / E Premte, 26 Prill 2024 / S Z

Pak ditë më parë u nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë, vdes foshnja në Gaza

Foshnja që ishte nxjerrë e gjallë pak ditë më parë nga barku i nënës së vrarë nga një sulm ajror izraelit në jug të Gazës, ka vdekur të enjten.

Foshnja u nxor e gjallë përmes prerjes cezariane nga barku i një gruaje palestineze në një spital në Rafah, pak pas mesnatës të dielën.

Megjithatë, ajo vdiq të enjten dhe është varrosur pranë nënës së vet, emrin e të cilës e kishte trashëguar, raporton BBC-i.

Foshnja Sabreen ishte në mesin e 16 fëmijëve që u vranë nga dy sulme ajrore në Rafah javën e kaluar. Të gjithë u vranë nga bombardimi që cak e kishte një bllok banimi ku jetonin ata.