21:59 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çifti i martuar për 67 vite, rrezikojnë të ndahen dhe të dërgohen në shtëpi të ndryshme të kujdesit

Një çift që ka qenë i martuar për 67 vite dhe nuk janë ndarë asnjëherë do të zhvendosen në shtëpi të ndryshme të kujdesit, për shkak të mungesës së fondit të këshillit.

Frank Springett 91 vjeç dhe bashkëshortja e tij Mary, 86 vjet, janë aktualisht në të njëjtën shtëpi të kujdesit në Wootton Wawn, Midlands perëndim.

Nëse familja e tyre nuk do japin të holla për kujdesin privat, këshilli do t’i ndajë ata për shkak se nevojat e tyre janë të ndryshme.

Tani vajza e tyre është duke luftuar për financim për t’i mbajtur ata së bashku, duke thënë se ndarja do t’i shkatërrojë ata sepse nuk kanë kaluar kurrë kohë të ndarë.

Tani vajza e tyre Joanne Downes dhe djali i tyre Roderick SPringett po luftojnë për të gjetur financa për t’i mbajtur ata së bashku.

Fëmija i tretë i tyre, Gerlad vdiq nga një tumor në tru në vitin 2005.

Çifti kishte shitur shtëpinë e tyre për të paguar qendrën e kujdesit, por sipas vajzës së tyre tani të hollat po mbarojnë dhe më pastaj nuk dinë se si t’ia bëjnë./Indeksonline/