07:42 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / mp

Në Milano po mendohet ndalimi i shitjes së akullores pas mesnate

Autoritetet në qytetin italian të Milanos kanë propozuar një ligj të ri që ndalon shitjen e akullores pas mesnate për të mbrojtur qetësinë e banorëve.

Për shumë italianë, akullorja e natës vonë është pjesë e kulturës, por kjo tashmë vihet në pikëpyetje nga një ligj i ri i propozuar nga zyrtarët e qytetit. Nëse ligji miratohet, shitja e akullores pas mesnate do të ndalohet që në maj.

Projektligji, i cili mbulon 12 zona, do të ndalojë gjithashtu shitjen e ushqimeve të shpejta “për të marrë”, duke përfshirë pica dhe pije pas mesnate, në mënyrë që të reduktojë numrin e grupeve të zhurmshme në rrugët e Milanos, të cilat nuk i lënë të tjerët të flenë. .

Nënkryetari i Bashkisë Marco Granelli tha se synimi është të arrihet një balancë mes shoqërimit dhe argëtimit dhe paqes dhe pushimit për banorët.

Ndalimi do të jetë i vlefshëm nga ora 00:30 gjatë ditëve të javës dhe nga ora 1:30 gjatë fundjavave dhe festave.

Qytetarët kanë të drejtë deri në fillim të majit të ankohen apo të propozojnë ndryshime në ligj, shkruan Sky News.