21:04 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çifti tregon se si i shpëtoi sot vdekjes nga rrëzimi i aeroplanit rus (Foto)

Një aeroplan rus është rrëzuar sot pesë minuta pasi është ngritur nga pista në afërsi të Moskës.

Në këtë aksident ajror kanë humbur jetën të gjithë ata që ishin brenda saj, kanë raportuar mediat e huaja.

Në mesin e 71 personave kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkohë është një çift të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë këtij aksidenti, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, ata nuk ishin brenda në aeroplan.

Çifti ka zbuluar se edhe pse kishin rezervuar biletat, ata kishin vendosur në momentin e fundit të ndryshojnë biletat e fluturimit.

Biznismeni Maxim Kolomeytsev i cili ka mbushur sot 35 vjeç, dhe femra e saj Nazezha, 25, kishin biletat e aeroplanit që u rrëzua sot.

“Kam humbur 125 paund për të ndryshuar biletën, por si shkëmbim kemi marr jetët tona. Ne jemi gjallë”, tha ai.

“Unë doja që të festoja ditëlindjen me të afërmit e mi në Orsk”, tha ai.

Por gjithashtu ai synonte të blinte një veturë për ditëlindjen e tij të 35 në qytetin e tij.

Ai tha: “Makina u vonua. Shitësit më thanë se nuk ishte gati”.

“Unë kisha rezervuar tiketat për mua dhe të dashurën time. Por, kur ne morëm vesh se vetura do vonohej, ne e shtymë fluturimin për një javë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, autoritetet ruse thonë se ende nuk dihet arsyeja e rrëzimit të avionit./Indeksonline/