15:14 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aeroplani kroat bën ulje të detyruar, zbarkon pranë kamionëve!

Një avion kroat që po fluturonte në linjën Rijeka-Split-Dubrovnik është detyruar të bëjë ulje emergjente në një pistë të aeroportit të Dubrovnikut.

Aeroplani i vogël kroat është detyruar të zbarkojë në një nga pistat e cila nuk funksionin fare dhe ku po bëhen punime.

Pikërisht pranë disa kamionëve ka zbarkuar aeroplani që ishte shtatë udhëtar dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Drejtori i Aeroportit të Dubrovnikut Franko Luetic konfirmoi se nuk ka të lënduar dhe se me të ateruar me urgjencë, në vendin e ngjarjes janë shfaqur zjarrëfikësit dhe ambulanca.

Arsyet për uljen e papritur të avionit do të përcaktohen nga Agjencia e Aviacionit./Indeksonline/