19:18 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Deklarata e Ramës nuk duhej të ishte para ndërkombëtarve

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk është në interesin e Kosovës që të bëhen deklarata si ajo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që në të ardhmen Kosovës dhe Shqipëria të kenë presidentin e përbashkët.

“Interesi momental nuk është që të bëhen deklarata të tilla të pakoordinuara”, është shprehur ai.

“Nuk është në rregull të vishë dhe ta lëshosh një deklaratë të tillë në një moment të rëndësishëm në prani të miqve ndërkombëtar”, ka thënë Gashi, në info magazinë.

“Kosova duhet të konsolidojë subjektivitetin e vet dhe mandej mund të shihet për bashkëpunim nëse lejon BE”, shtoi Gashi.

Gashi ka thënë se kjo deklaratë e Ramës është bërë më shumë për rejting.