11:53 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Derri i egër hyn në fshat, sulmon disa persona (Video)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një fshat të vogël të Indisë.

Sipas një videoje që po qarkullon në internet, shihet se si derri i egër hyn në fshat dhe i sulmon banorët, transmeton Indeksonline.

Fshatarët mundohen ta largojnë atë me lopatë, por ai nga mllefi sulmoi një burrë, të cilin tentuan ta shpëtojnë kalimtarët.

Por, në një moment derri lë burrin e shtrirë për tokë dhe i vërsulet një gruaje aty afër, të cilën e sulmon pa mëshirë.

Pas disa minutash, intervenoi policia e cila vrau derrin, nga sulmi i të cilit një burrë vdiq dhe gruaja pësoi lëndime të rënda. /Indeksonline/

 

Temat: