18:03 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dhimbjet e nyejve të gjurit mund të lehtësohen me verë të kuqe

Një përbërës i fuqishëm i bollshëm në verën e kuqe mund të ndihmojë miliona pacientë të osteoartritit të bien ndesh me agoninë e tyre të përditshme.

Hulumtuesit gjetën se shërimi i dhimbjes së nyejve në gju mund të gjendet në lëkurën e rrushit të kuq.

Nëse ata konsumonin verë, kishin nivele shumë më të uëlta të inflamacionit në gjunjë, kanë thënë shkencëtarët e këtij studimi.

Tetë milionë njerëz në Britani të Madhe dhe 54 milionë në SHBA vuajnë nga kjo sëmundje dhe ky zbulim mund të jetë një lehtësim i madh.

Mjafton një gotë verë në ditë për të pasur lehtësim në dhimbjen e gjurit./Indeksonline/