22:15 / E Hënë, 19 Shkurt 2018

Diplomati i famshëm evropian e vlerëson lartë Kosovën, e ka këtë porosi për kosovarët (Video)

Erhard Busek ka qenë zëvendës kancelari i Austrisë dhe Ministër i Arsimit në periudhën 1989-1995. Njëherësh ai ka qenë njëri nga përkrahësit e mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një interviste për Indeksonline, ai është shprehur i kënaqur me të arriturat e Kosovës për këto 10 vite shtetësi, por ka theksuar se ka ende punë për tu bërë. Por një çështje të rëndësishme për liberalizimin e vizave e ka konsideruar ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufijve.

Busek shtoi se Serbia duhet ta njoh Kosovën, sepse ajo nuk po e bllokon vetëm Kosovën por edhe vetveten dhe të gjithë regjionin.

Si e shihni Kosovën pas 10 viteve shtetësi? Cilat janë arriturat më të mëdha?

E njoh Kosovën për më shumë kohë se 10 vite, kam filluar të punoj këtu në demokraci dhe zhvillimin e shoqërisë edhe në kohën e Jugosllavisë dhe pastaj jam përfshirë në kontakte për çështjet politike, duke treguar rrugën për pavarësi dhe ndihmuar në të gjitha vështirësitë. Gjithashtu kam qenë i përfshirë edhe në Universitetin e Prishtinës, atë që quhej “Universiteti ilegal i Prishtinës”, dhe mendoj që e kemi menaxhuar që të vëmë gjërat në rrugë. Nëse e krahasoj situatën me këtë herë, mendoj se ka pasur shumë përmirësime, do ti uroja kosovarët sepse ata kanë arritur të zhvillojnë shtetin e tyre dhe shoqërinë e tyre, gjithashtu shumë përparime të cilat kanë qenë të vështira. Por kuptoj që kosovarët po humbin shumë për të ardhmen por kjo është e njëjta në çdo vend, dhe jam shumë i sigurt që kjo duhet që të kuptojnë se çfarë duan të bëjnë në të ardhmen për të quar Kosovën përpara.

Keni qenë një nga përkrahësit e mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, a mendoni se Kosova ka bërë mjaft në shtetndërtim?

Kjo është pyetje e vështirë, nuk është kurrë mjaftë por mendoj që ajo që ishte mundësuar të menaxhohet ka qenë shumë mbresëlënëse për këto 10 vite, sepse Kosova po përballet me shumë çështje jashtë, pyetja e pranimit, pavarësia, njohja, por më shumë se 100 shtete po e njohin Kosovën mendoj që është progres për këtë kohë të shkurt. Por Kosova po humb disa gjëra, jam optimistë se Kosova dhe sidomos politikanët mund ti fusin gjërat në drejtim të mirë.

Cilat janë hapat e radhës që Kosova duhej ti bëjë për të qenë më afër integrimit evropian?

Besoj që kjo varet nga qeveria e Kosovës dhe përmbushja e kushteve. Besoj që kemi rregulla të vështira në Bashkimin Evropian por që duhet të përmbushën, Mendoj që mund të bëhen më shpejt, janë disa probleme që vinë nga jashtë. Në këtë rast Serbia duhet të njoh Kosovën si shtet, në mënyrë që të heqim këtë problem, sepse në tjetrën anë po bllokon gjithçka, jo vetëm Kosovën por edhe Serbinë dhe të gjithë regjionin.

Kosova pritet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin të dielën, si e vlerësoni këtë hap?

Mendoj që ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur që është bërë, ndoshta është njëra nga kushtet për liberalizmin e vizave. Por besoj që duhet të vazhdoni përpara dhe të shtyheni në drejtimin e duhur, sepse e ardhmja e gjithë regjionin është Evropa dhe besoj që edhe Kosova është e përfshirë.

Si qëndrojnë raportet Kosovë-Austri?

Besoj që më të mirat, e kemi njohur Kosovën menjëherë, ne kemi disa investime dhe shumë kosovar po punojnë dhe studiojnë në Austri dhe mendoj që kjo është situata më e mirë.

Si e vlerësoni deklaratën e zëvendës kancelarit Heinz-Christian Strache që ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi?

Kjo deklaratë ishte kur Strache ishte në krye të opozitë kurse tash është në qeveri dhe mendimi i qeverisë është në një linjë krejt tjetër. Mendoj se Mitrovica është pjesë e Kosovës dhe Strache nuk ka më këtë pikëpamje, janë taktika politike dhe mos i merrni shumë seriozisht.

Cili është mesazhi juaj për kosovarët?

Mendoj që duhet të qëndrojnë optimist, , kjo është ajo që më pati befasuar edhe në të kaluarën sidomos te të rinjtë është disponimin që të shtyjnë çështje përpara dhe mendoj që duhet ta mbajnë këtë ritëm. Në përgjithësi jam shumë optimist për Kosovën./Indeksonline/R.Ç/