Haradinaj pret në takim kancelarin austriak, e falënderon për mbështetjen dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj ka pritur në takim kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Takimi në fjalë është zhvilluar në Qeverinë e Kosovës dhe me këtë rast Haradinaj ka deklaruar se kishte nderin të priste në takim kancelarin e Austrisë.
Hardinaj ndër të tjerash ka falënderuar për përkrahjen që Austria i ka dhënë shtetit të Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Kisha nderin të zhvillojë një takim me kancelarin e Austrisë, zotin Kurz me të cilin biseduam për marrëdhëniet bilaterale shumë të mira Kosovë-Austri dhe njëkohësisht për perspektivën regjionale, evropiane të Kosovës dhe rajonit. E falënderoj shumë për përkrahjen që i ka dhënë Austria-Kosovës”, ka thënë shkurt Haradinaj.
Haradinaj nuk ka zgjedhur që në konferencën për media të flasë lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë më ndryshimin apo korrigjimin e kufijve, ushtrinë apo vizat.
Kurz dje zhvilloi një vizitë edhe në Serbi përderisa mëngjesin e sotëm u takua me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, ku ndër të tjerash ka përmendur sfidën e radhës që e pret Prishtinën zyrtare në BE përderisa po flitej për liberalizmin e vizave./Indeksonline/