07:56 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Duket si e pamundur! Lëshohet me “rollera” shkallëve, habiten kalimtarët (Video)

Rollerat në përgjithësi janë shumë argëtues por jo shumë kush mund t’i zotërojë ato.

Një adoleshent, emri i të cilit nuk dihet por që jeton në SHBA, ka arritur që të lëshohet shkallëve me ‘rollera’ teksa duart i kishte të zëna me një pajisje tjetër që lëshonte muzikë, transmeton Indeksonline.

Kalimtarët të cilët e panë, mbetën të mahnitur nga lëvizjet që ai bënte teksa nuk po ju besonin syve.

“Si nuk po rrëzohet, sikur është duke vallëzuar”, si dhe “unë vështirë e kam të lëvizë me to në rrugë” ishin dy nga komentet e shumta.

Videoja ka arritur të shihet shumë herë teksa është shpërndarë pothuajse në çdo rrjet social./Indeksonline/