07:48 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Britania vendos sanksione të reja kundër Iranit

Britania ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Iranit, duke synuar individë dhe kompani të përfshira në prodhimin e dronëve.

Kjo vjen pas masave të para të shpallura javën e kaluar, pas sulmeve të 13 prillit ndaj Izraelit.

Sanksionet e reja, të cilat u bënë publike në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, përfshijnë ngrirjen e aseteve për disa kompani dhe ndalimi i hyrjes në MB, të Sayyed Mohsen Wahabzadeh Moghaddam dhe Abbas Abdi Aszerd, të identifikuar si udhëheqësit e një rrjeti kompanish.

Këta persona janë të përfshirë në prodhimin e këtyre avionëve, si dhe katër kompanive, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme Britanike.

Përveç kësaj, Britania njoftoi se planifikon të zgjerojë sanksionet e saj tregtare ndaj Teheranit duke vendosur ndalime të reja për eksportet në Iran të komponentëve të përdorur në prodhimin e dronëve dhe raketave, që synojnë frenimin e aftësive të saj ushtarake, sipas diplomacisë britanike.