07:12 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy përbërës që i keni në shtëpi ndihmojnë për problemet me tretje

Kapsllëku është një simptomë, jo një sëmundje dhe ndonjëherë mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundjet të tilla si: hipotiroidizmi, diabeti, sëmundja e Parkinsonit, kanceri i zorrës së trashë, divertikulit dhe sëmundja e zorrëve inflamatore.

Bëni pjesë të dietës suaj ditore këtë listë me ushqime dhe i thoni “lamtumirë” kapsllëkut.

Kosi

Probiotikët, bakteret e dobishme që gjenden në kos, mund të lehtësojnë problemet e tretjes.

Uji

Kapsllëku ndodh për shkak të dehidrimit në zorrën e trashë. Është e këshillueshme që të pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë që metabolizmi i trupit të punojë normalisht.