20:21 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

E rrallë, qenushi me dy koka!

Një qenush me dy koka ka lindur në Peru, ndërsa pronari është duke u zotuar se kafsha e rrallë do të trajtohet njësoj si të tjerët.

Pooch ishte një nga gjashtë qenushët e lindur në Peru dhe në pamjet e publikuar në internet, qenushi i vogël mund të shihet me dy hundë dhe gojë dhe katër sy, dy prej të cilëve janë të vendosur shumë afër njëri-tjetrit, ku dy kokat bashkohen, transmeton Indeksonline.

Pronari i qenushit ka thënë se ishte i befasuar me pamjen e tij por që siguron se do të ketë kujdesin e njëjtë dhe se do të këshillohet me një veteriner për të parë nëse do të kishte kërkesa specifike ushqyese apo të kujdesit.

Qeni madje ka bërë shumë njerëz kurioz të cilët shkojnë për ta vizituar. Njerëzit janë shfaqur të habitur nga pamja e tij edhe në internet përderisa disa prej tyre kanë shprehur dëshirën për ta pasur atë./Indeksonline/