20:33 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edhe Sami Lushtaku bëhet me pasaportë të Shqipërisë

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtak,u është bërë shtetas i Republikës së Shqipërisë me datë 7 shkurt, me dekret të presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Përveç Lushtakut, me të njëjtin dekret, me pasaporta shqiptare janë pajisur edhe Nijazi Kryeziu, anëtari i PDK-së nga Prizreni dhe Feride Lushtaku.

Pas marrjes së pasaportës shqiptare, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj do të udhëtojë pa viza në zonën Schengen të Evropës, teksa qytetarët e Kosovës janë të vetmir njerëz në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza.

Disa javë më parë, pasaportën e Shqipërisë e ka marrë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dokumentin e dekretit të presidentit Ilir Meta e ka siguruar portali Faktor.al.

Temat: