21:40 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta në Ferizaj, rrëzohen disa kulme të objekteve [Video-Foto]

Qytetarët e Ferizajit sot janë përballur me erëra të forta dhe reshje të shumta të shiut. Kështu, kjo ka bërë që të shkaktojë edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas një lexuesi të Indeksonline, katër kulme të objekteve kanë rënë në tokë në magjistralen Ferizaj- Prishtinë, konkretisht në dalje të Ferizajit.

Një gjë e tillë, shihet edhe në dy video dhe disa fotografi që ka dërguar po i njëjti lexues në redaksi.

Ndryshe, më herët Indeksonline raportoi për gjendjen në  këtë qytet ku iu sjelli pamje të vërshimeve nga kushtet atmosferike që mbizotëruan në Ferizaj. Kjo gjendje vështirësoi jashtëzakonisht shumë qarkullimin e veturave si dhe po ashtu të banorëve në këtë rrethinë.

Më poshtë shikoni videon dhe fotografitë:

 

Vërshohet Ferizaji, shikoni pamjet!