11:13 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Ekskluzive: Arrestohet në Pejë Ahmet Gashi, i dyshuar për vrasje në Amerikë

Njësiti “Fast Kosova” ka realizuar mbrëmë edhe një operacion të suksesshëm.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është arrestuar Ahmet Gashi.

Ai është i dyshuar për një vrasje në Amerikë dhe ka qenë i arratisur që një kohë.

Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë./Indeksonline/