18:25 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Falë pozave seksi, ajo fiton 150 mijë funta në vit

Njihet si vajza e kamerave, e videove apo ‘selfie girl’ dhe quhet Lola, e cila fiton 150,000 funta në vit.

Lola-Rose Curtis provoi një karrierë të re si një vajzë ‘e kamerës’ duke bërë video pranë ekranit dhe tani fiton deri në 150 mijë funta në vit, transmeton Indeksonline.

Kur Lola-Rose Curtis u detyrua ta linte punën e saj për shkak të stresit dhe  nuk punoi askund për shtatë muaj.

Duke u përballur me një faturë të papaguar për qira, 27 vjeçarja, nga Windsor, Berkshire, ishte e përgatitur të provonte një karrierë të re.

Ajo kishte zbuluar se një mikeshë ishte duke punuar si një vajzë  ‘e kamerës’ dhe e inkurajuar nga motra e saj, vendosi ta bëjë këtë.

Ajo është tashmë një vajzë ‘e kamerës’ dhe për disa muaj fiton qindra paund çdo ditë për disa orë punë, duke folur në internet me burrat rreth fantazive të tyre seksuale dhe nganjëherë duke marrë rrobat e saj ose duke përdorur lodra seksi.

Ajo tha: “Më parë kisha vetëbesim të ulët dhe pasiguri të trupit. Ajo që unë i pata parë si papërsosmëritë janë të dashura nga shikuesit e mi. Unë besoj se gratë duhet të kenë të drejtë të bëjnë pikërisht atë që i pëlqen me trupat e tyre pa pasur frikë nga kritikat. Detyra ime është pak si të jesh një terapist dhe unë mund të kaloj orë thjesht duke diskutuar për ditën e tyre”./Indeksonline/