16:17 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Flamuri gjigant i pavarësisë, përfundon si bërllok në një qoshe të Qeverisë (Foto)

 

Në nder të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë se Kosovës, ishte dekoruar edhe objekti i Qeverisë së Kosovës. Pjesë e këtij dekorimi ishte edhe Flamuri i Shtetit të Kosovës.

Ky flamur e mbuloi njërën nga ballinat e Qeverisë, me një gjatësi prej 52 metrave. Por, i njëjti që ishte përdorur në një ditë të rëndësishme për shtetësinë, tashmë ka përfunduar si një bërllok në një qoshe të objektit të Qeverisë.