16:02 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Flasin gratë: Meshkujt na dërgojnë foto të organit gjenital pa dëshirë

Në jetën tuaj, edhe nëse jeni shprehur se nuk jeni e gatshme të njoftoheni me dikë, është shumë e mundshme që ai djalë të ka dërguar fotografi të organit gjenital pa miratimin dhe dëshirën tuaj.

Në fakt, sipas një sondazhi nga YouGov, 46 përqind e grave britanike mes moshës 18 dhe 36 vjeçare thonë se kanë marrë një foto të tillë. Ndërsa 89 përqind e tyre thonë se nuk kanë kërkuar një foto të tillë dhe për to ka qenë e padëshiruar, transmeton Indeksonline.

Një gjë e tillë siç duket ndodhë mjaft shpesh.

Ndërsa, është shumë interesant fakti se kur meshkujt u pyetën se a do dërgonin foto të organit gjenital, 22 përqind e tyre thanë se e kishin bërë këtë, pra i kishin dërguar femrave një foto të tillë, ndërsa vetëm 5 përqind e tyre do i dërgonin një të tillë pa e pyetur femrën aspak.

Por shifrat nuk përputhen mes asaj që kanë thënë meshkujt dhe asaj që kanë thënë femrat.

Çfarë po ndodhë kështu? Siç duket disa meshkuj janë duke gënjyer nga sikleti se një veprim i tillë nuk është në rregull.

YouGov gjithashtu vjen në përfundim se jo vetëm djemtë por edhe burrat mund të kenë dërguar foto të tilla.

13 përqind e grave kanë thënë se kur marrin një foto të tillë ato ndihen të turpshme, të kërcënuara dhe të shqetësuara./Indeksonline/