20:48 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Para dhe pas aksidentit, fotoja që po bëhet virale gjithandej

Fotot e një burri i cili bëri foto ‘selfie’ para dhe pas përfshirjes në një aksident me autobus, ka shkuar virale në mediat sociale.

Fotot duket që janë të bëra në Mozambik dhe tregojnë një autobus me 65 udhëtarë të cilët po udhëtonin midis Quelimane dhe Beira.

Disa raporte lokale gjithashtu raportojne se tre persona kanë vdekur në këtë aksident, duke përfshirë nënën dhe djalin e saj dyvjecar.

Fotoja e parë e këtij njeriu është bërë para se të hipte në autobus, me udhëtarët tjerë që shihen në sfond.

Fotoja e dytë tregon sërish atë në një pozitë të ngjajshme, por pa buzëqeshjen e tij, ndërsa shihen policia dhe pasagjerët të cilët kanë rrethuar autobusin e përmbysur. /IndeksOnline/

Temat: