14:00 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Foshnjat të flenë me nënën deri në moshën tre vjeçare

Bebet duhet të ndajnë shtratin e njëjtë me të ëmën së paku deri në moshën tre vjeçare.

Kështu ka thënë pediatri, Nils Bergman nga Universiteti i “Cape Town” në Afrikë të Jugut.

Ai ka thënë se fëmija duhet të fle në gjoksin e nënës për disa javë pas lindjes, shkruan The Telegraph.

Qëndrimi deri në moshën tre vjeçare në të njëjtin shtrat do ta ndihmojë foshnjën në lidhjen dhe përmirësimin e sjelljeve gjatë rritjes.