09:04 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Francezi Arnaud Gouillon i lidhur me rusët, frikësohet nga AKI (Video)

Më 11 shtator organet kompetente te sigurisë në Kosovë e kthyen mbrapsht për në Serbi francezin Arnaud Gouillon (Arno Gujon) dhe nuk e lejuan të hyjë në Republikën e Kosovës.

Sipas mediave serbe, Gouillon ka thënë se, punonjës të AKI-së e kanë marrë në pyetje dhe e kanë kërcënuar.

“”Nga po këta punëtorë të AKI-së, kam pranuar kërcënime se do të më njollosin, mua, personalitetin tim, imazhin tim dhe familjen time në çdo mënyrë të mundshme. Dhe këto janë kërcënime serioze, kërcënime të një shërbimi serioz (AKI) dhe nuk e di se për çka janë ata të gatshëm të veprojnë” – ka thënë ai.
Megjithatë, Indeksonline ka bërë hulumtime dhe ka gjetur se Goullon nuk është vetëm një “humanist”, siç pretendon ai, por një propagandist i madh kundër Kosovës dhe Evropës Perëndimore.

Ai ka qenë kandidat i së djathtës ekstreme në zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 e njohur si organizata “Bloc Identitaire”. Kjo organizatë njihet si antiamerikane, antisemite dhe antiislame dhe qartazi është raciste, shkruan Indeksonline.

Lidhja e Gouillon me një serb tjetër që i përket kësaj rryme raciste, Nikola Mirkovicin (bashkëthemlues i SOLIDARITE KOSOVO, e cila merret gjoja me bamirësi për serbët e Kosovës), i bën ata edhe më të dyshimtë se veprimtarinë e bëjnë agjnturore. Nikola Mirkovic ka lidhje të afërta me njerëzit e Putinit, siç është tashmë i vrari Mihal Zakarçenko (kryetar i Donjeckut, republikës proruse në Ukrainë) dhe kreun e “Ujqërve të Natës”, Aleksandar Zaldostanov i njohur si kirurgu.

Ndërsa, Goullon është i martuar me një serbe, ka pranuar shtetësinë nga liderët më të lartë të Serbisë, veprimtaria e tij propagandistike në Evropën Perëndimore në dëm jo vetëm të Kosovës, pastaj edhe kampi i sporteve luftarake që e ka udhëhequr me qëllim nxitjen e konflikteve ndëretnike, bën të nënkuptohet se ai është një armik i Republikës së Kosovës.

Për ndalimin e hyrjes së Gouillon në Kosovë kanë reaguar si nga pala serbe, ashtu edhe ajo e Kosovës. Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në twiter ka thënë se është turp për Serbinë se çfarë njeriu i jep shtetësinë. Edhe Petrit Selimi, si pjesë e dikurshme e diplomacisë kosovare e ka quajtur atë djathtist të rrezikshëm./Indeksonline/