23:57 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Genc Prelvukaj në çdo hap me Eni Koçin! Ja çfarë bën për të (Video)

“Shie bie në Tiranë” është bashkëpunimi i dytë më radhë i çiftit më të përfolur të estradës, Genc Prelvukaj e Eni Koçit. Ata tashmë janë bërë të pandashëm, madje edhe në koncerte e evente të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Ata mbrëmë performuan në Tiranë, nga i cili koncert edhe shkëputen disa pamje. Është Genci ai që në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një video ku shihet Eni duke kënduar pjesën e saj në këngën e fundit të tyre, ndërsa ka shkruar: Ska ndjenje me te mire kur publiku ta kendon cdo fjale te kenges.

Ndryshe dyshja ende nuk kanë pranuar për media lidhjen e tyre, por as nuk e kanë pohuar./Indeksonline/