13:22 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Ngjajnë si “dy pika uji”, Rezarta Shkurta prezanton me motrën e saj!

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, na ka prezantuar për herë të parë me motrën e saj.

Përmes një fotoje në Instagram, Rezarta na ka treguar gjysmën e saj më të mirë, e cila është po bionde si ajo dhe mjaft simpatike.

Këngëtarja e njohur bashkangjitur fotos me motrën shkruan se ajo është jeta e saj.

Ani pse Rezarta ndan foto pak herë me motrën, por lidhja e tyre është shumë e ngushtë.