20:31 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjenden fosilet më të vjetra humane në Evropën Perëndimore [Foto]

Kockat e nofullës, të zbuluara në një shpellë spanjolle, janë pothuajse 1 milion vjeçare dhe njëherësh fosilet më të vjetra të species njerëzore të gjetura ndonjëherë në Evropën Perëndimore.

Gjetjet në një shpellë spanjolle janë konfirmuar si speciet më të vjetra të njohura të fosileve njerëzore të gjetura ndonjëherë në Evropën Perëndimore.

Skeleti besohet të jetë paraardhësi i përbashkët i Homo sapien dhe neandertalëve para se të dyja llojet të ishin ndarë.

Edhe pse një pjesë e vogël e mbetjeve të vjetra njerëzore janë gjetur në Evropë, askush nuk mund t’i atribuohet një specie specifike, duke e bërë këtë zbulim të ri unik.

Studimet e mëparshme, të bazuara në gjenetikë, pohuan se njerëzit modernë dhe neandertalët u ndanë rreth 516.000 vjet më parë, transmeton Daily Mail.

Neandertalët ishin një paraardhës i ngushtë njerëzor që u zhduk misteriozisht rreth 50.000 vjet më parë.  Ata jetonin në Afrikë me njerëzit e hershëm për qindra-mijëra vjet përpara se të lëviznin në Evropë rreth 500.000 vjet më parë.

Ndërsa, Homo antecessor është një nga varietetet më të hershme të njohura të njeriut të zbuluar në Evropë, që daton që nga një milion vjet më parë. Madhësia e tyre e trurit ishte afërsisht 1.000 dhe 1.150 cm3, e cila është më e vogël se mesatarja 1.350 cm³ e trurit të njerëzve modernë.

Shumë antropologë besojnë se ka një lidhje evolucionare midis Homo ergaster dhe Homo heidelbergensis. Arkeologu Richard Klein pretendon se Homo antecessor ishte një specie e veçantë, e cila u zhvillua nga Homo ergaster.

Megjithatë, të tjerë pretendojnë se Homo antecessor është në fakt i njëjti lloj si Homo heidelbergensis, i cili jetonte në Evropë midis 600.000 dhe 250.000 vjet më parë në epokën e Pleistocenit.

Në vitin 2010 u gjetën mjete guri në të njëjtin vend në Happisburgh, Norfolk, që besohet se është përdorur nga Homo antecessor. Shkencëtarët besojnë se këto specie të hershme njerëzore do të rriteshin me njëri-tjetrin në baza të rregullta.