22:35 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjendet e vdekur një punonjëse e Britanisë së Madhe në Lebanon

Një punonjëse e ambasadës së Britanisë së Madhe në Lebanon është gjetur e vdekur.

Trupi i Rebeca Dykes është gjetur të shtunën, transmeton Indeksonline.

Familja e saj tha se tani ata nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur dhe se po bëjnë çdo gjë për ta kuptuar të vërtetën.  “Lusim mediat që të respektojnë privatësinë tonë”, kanë thënë ata.

Ambasadori  i Britanisë në këtë vend, Hugo Shorter ka thënë se e gjithë ambasada është në shok të vërtetë nga ky lajm./Indeksonline/