Ambasada e Britanisë në Prishtinë: Zhgënjyese që Kosova nuk u bë anëtare e Interpol
Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, e zhgënjyer ka mbetur edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.
Parmes një reagimi ata kanë thënë se një lajm i tillë është zhgënjyes që kërkesa për anëtarësim në Interpol ka qenë i pasuksesshëm sot në Dubai.
Sipas tyre, Kosova ka punuar shumë për t’u bërë anëtare e Interpolit, shkruan Indeksonline.
“Britania e Madhe është e zhgënjyer që kërkesa për anëtarësim në Interpol të Kosovës ka qenë e pasuksesshme në Dubai sot. Kosova ka punuar shumë për t’u bërë anëtare të Interpolit. Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të mundësonte një shkëmbim më të mirë të informacionit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të përmirësonte sigurinë evropiane dhe globale. Kriminelët tashmë bashkëpunojnë lehtësisht përtej kufijve: për t’i luftuar ata në mënyrë efektive, autoritetet tona të zbatimit të ligjit duhet të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë kjo ambasadë përmes reagimit./Indeksonline/