09:32 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një person në lokalin e tij në Gjakovë

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e ka konfirmuar për Indeksonline, e cila ka thënë se mbrëmë rreth orës 23:17, policia ka pranuar informacion se një person është gjetur i vdekur në një lokal në Gjakovë.

“Viktima, një 58 vjeçar, është gjetur i vdekur në lokalin e tij privat në rrugën “Ismajl Qemali”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha Podrimaj, duke shtuar se rasti po vazhdon të hetohet nga policia. /Indeksonline/

 

Temat: