13:50 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Digjet një veturë në rrugën Prizren-Gjakovë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në rrugën Prizren-Gjakovë, saktësisht në afërsi të fshatit Zojz.

Nuk dihet nëse si pasojë e zjarrit ka persona të lënduar, por që banorë të kësaj ane janë parë duke u munduar të fikin zjarrin, shkruan Indeksonline.


Vetura e djegur në këtë rast është e tipit ‘Mercedes’./Indeksonline/