12:34 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjilanasi i gjen 700€ në rrugë, kërkon nga pronari i tyre të shkoj t’i marr (Foto)

Një qytetar nga Komuna e Gjilanit G.R. ka gjetur në rrugë 700 euro dhe ka vendosur t’i ruaj për personin që i kanë humbur.

Bashkë me to ai ka gjetur edhe një letërnjoftim, e cila siç shihet në pamje i takon M.S. po ashtu banor i kësaj komune.

G.R. ka njoftuar të afërmit e personit në fjalë se paratë mund t’i gjejnë tek ai, përmes një postimi në grupin e ashtuquajtur “Marakli t’kerreve”.

“Kush e njeh këtë person se i paskan ra do pare me letërnjoftim le të lajmërohet”, ka shkruar ai sipër fotografisë ku shihen paratë në tokë.

Nuk kanë munguar as komentet pozitive nga anëtarët e këtij grupi, të cilët kanë uruar G.R. për këtë veprim fisnik.