15:51 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjithçka gati për konferencën e komisionerit Avramopoulos

Pas pak në Bruksel, pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të mbajnë një konferencë për shtyp me Komisionerin i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.

Në konferencën e paralajmëruar të filloj nga ora 16:30, Avramopolous do të publikoj raportin në të cilin tregohet përfundimisht a i ka plotësuar Kosova kriteret e vëna për të fituar liberalizimin e vizave, raporton Indeksonline.

Deri më tani janë dhënë sinjale se raporti do të jetë pozitiv, siç edhe kanë thënë udhëheqësit e vendit gjatë ditës në Bruksel.

Indeksonline do t’iu sjell konferencën Thaçi – Avramopoulos drejtpërdrejt nga selia e BE-së në Bruksel.