16:57 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avramopoulos nxit Këshillin dhe Parlamentin Evropian të marr vendim sa më shpejt

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë sot raportin lidhur me përfundimin e kritereve që Kosova ka arritur t’i përmbushë në mënyrë që qytetarët e saj të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.

Përpos kësaj, Avramopoulos përmes rrjetit social ‘Twitter’ ka nxit Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të qojë përpara këtë propozim, transmeton Indeksonline.

“Jam i kënaqur të bëjë të ditur se të gjitha përpjekjet e Kosovës dhe puna e madhe për liberalizim të vizave po paguhet, prandaj sot mund të konfirmojë se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet. Nxis Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të qojë përpara propozimin tonë”, ka shkruar Avramopoulus.

Ndërsa zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Maja Kocijanciq ka shpërndarë këtë lajm duke thënë se “Ka lajme të mira për Kosovën”./Indeksonline/