09:36 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Historia e avionit të braktisur në mes të shkretëtirës …

Një aeroplan 747 që ishte një atraksion kryesor në Burning Man të këtij viti është ende në shkretëtirë Nevada.

Aeroplani tani qëndron i braktisur në shkretëtirën e zezë, pasi u zhvendos rreth 12 milje nga vendi ku ishte marrë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Byroja Amerikane e Menaxhimit të Tokës në Nevada (BLM), që menaxhon Black Rock Desert, tha se pronarët duhet ta heqin atë.

Big Imagination pretendojnë se ata nuk e kanë braktisur avionin dhe këmbëngulin se kanë një plan për ta zhvendosur atë në një objekt depozitimi aty pranë.

Shikoni më poshtë pamjet./Indeksonline/