09:36 / E Martë, 30 Prill 2024 / L K

Pacienti me kancer fiton mega jackpotin

Fituesi i lojërave të fatit që arriti xhekpotin me vlerë 1.3 miliardë dollarë në lotarinë amerikane të Powerball në fillim të prillit është një emigrant nga Laosi që vuan nga kanceri.

Saephan, ka tetë vjet që po lufton me kancerin dhe ka marrë kimioterapi vetëm javën e kaluar. Fituesi tha se ai dhe gruaja e tij, Duanpen, planifikojnë të ndajnë fitimet me një mik i cili kontribuoi me 100 dollarë për të blerë biletën.

Cheng “Charlie” Saephan nga Portland (Oregon) tha në një konferencë për shtyp se ai dëshironte të investonte një pjesë të parave në trajtimin e tij mjekësor.

“Do të jem në gjendje të kujdesem për familjen dhe shëndetin tim,” tha ai./Indeksonline/