17:51 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Hulumtimi i ri tregon nëse njerëzit mund të vdesin nga zemra e thyer

Rreziku i vdekjes së një të veje apo vejani mund të rritet deri në 41 për qind brenda gjashtë muajve të parë të humbjes së të dashurit të saj, zbuloi një studim i ri nga Universiteti Rajs në Teksas.

Studimi tregon se si dhimbja ndikon në shëndetin tonë.

Humbja e një bashkëshorti është një situatë stresuese dhe zakonisht vërehet se ky stres mund të ketë efekt negativ në shëndetin e partnerit të gjallë.

Dëshmi e kësaj është edhe ish presidenti i SHBA-së, George HË Bush i cili shfaqi shenja të dështimit të shëndetit vetëm disa javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush.

Tani, hulumtimet e reja sugjerojnë se kjo lidhje midis shëndetit të dobët dhe humbjes së më të dashurit tuaj nuk është thjeshtë një rastësi, por mund të ketë një shpjegim biologjik: ndërsa ideja e pasojave shëndetësore të një zemre të thyer nuk është e re, ky është studimi i parë që lidh vajtimin me nivele më të larta të citokineze dhe variacionin e ulët të shkallës së zemrës.

Duket se humbja e bashkëshortit ka efekte të matshme në shëndetin e partnerit të gjallë dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes së tyre jo shumë kohë më pas.

“Në gjashtë muajt e parë të humbjes së bashkëshortit, të vejat/vejanët kanë rrezikshmërinë e vdekjes prej 41 për qind”, tha Chris Fagundes, një profesor asistent i psikologjisë në Shkollën e Rajsit të Shkencave Sociale dhe autorin kryesor të studimit.

“53 për qind e këtij rreziku rritet për shkak të sëmundjes kardiovaskulare”, ka thënë ai./Indeksonline/