09:54 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

I hyjnë në shtëpi, e rrahin dhe e grabisin

Në fshatin Malësi e Re, në Prizren dy persona kanë hyrë në një shtëpi, duke sulmuar kështu fizikisht pronarin.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit shtetas të Shqipërisë, me këtë rast edhe ia kanë grabitur portofolin viktimës në të cilën kishte 120 euro para dhe dokumentet personale, transmeton Indeksonline.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërsa, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtëve i është konfiskuar një veturë e cila është përdorur për këtë rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/